Java e 25-të e Kategorisë Superiore, këto janë 3 ndeshjet e sotme

Java e 25-të e Kategorisë Superiore, këto janë 3 ndeshjet e sotme

10:10, 10/03/2023

Kategoria Superiore do të nisë sot javën e 25-të me tre sfida, ku spikat ajo mes Erzenit dhe Egnatias.

Erzeni-Egnatia do të luhet në orën 16:00, në Shijak. Pritet që kjo përballje të jetë emocionuese dhe e luftuar nga të dyja skuadrat. Egnatia pretendon vetëm fitoren pasi tre pikët do ta dërgonin në krye të tabelës përkohësisht.

Erzeni nga ana tjetër dëshiron që t’i afrohet top 3-shes dhe ta përfundojë sezonin në atë renditje.

Egnatia ndodhet aktualisht në vendin e tretë me 37 pikë, 3 pikë më pak se Tirana dhe Partizani të cilët ndajnë kreun, ndërsa Erzeni në vendin e pestë me 33 pikë.

Dy sfidat e tjera janë Kastrioti-Teuta dhe Kukësi-Bylis, të cilat do të luhen të dyja në orën 13:00.

Kukësi pretendon fitoren pasi dëshiron të largohet sa më shumë nga zona e kuqe, ndërsa Bylisi ndodhet aktualisht atje, dhe kërkon shpëtimin e sezonit.

Kastrioti është në vendin e fundit të tabelës dhe përballë do të ketë Teutën, ku për durrsakët nuk do të jetë shumë e lehtë kjo sfidë pasi krutanët duan të shpëtojnë sezonin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco