E habitshme, por Georgina i del në krah Pique dhe jo Shakirës

E habitshme, por Georgina i del në krah Pique dhe jo Shakirës

09:48, 10/03/2023

Mendohej se Georgina si grua do mbante anën e Shakirës pas ndarjes së këngëtares nga Pique. Por ka ndodhur e kundërta! Mediat spanjolle po zien nga lajmi se Georgina i ka dalë në krah Pique-s. Shkak i këtyre lajmeve është bërë postimi i saj i fundit. Në të modelja shihet duke mbajtur një orë Casio.

Kjo markë ore u fol nga të gjithë kur Shakira publikoi këngën, në të cilën ajo sulmoi ish-in e saj Gerard Pique. Në këngë kishte një rresht në të cilin këngëtarjai i referohej Pique-s duke e lënë atë për Clara Chia-n si “të ndërrosh një Rolex për një Casio”.

Tani, shumë nga ndjekësit e Georgina Rodriguez besojnë se vendimi i saj për të pozuar me një orë Casio nuk është rastësi. Ata mendojnë se kjo është mënyra e saj për t’i treguar botës mbështetjen e saj për Gerard Pique.

Duke qenë se Casio e Georgina Rodriguez besohet se kushton vetëm 26 euro, duket që e ka vendosur për një arsye.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco