Shkoi me vonesë në stërvitje, pezullim dhe gjobë për Pogba

Shkoi me vonesë në stërvitje, pezullim dhe gjobë për Pogba

09:50, 10/03/2023

Drejtori i Juventusit, Francesco Calvo, ka konfirmuar se Paul Pogba u përjashtua nga ndeshja kundër Freiburgut në Europa League për shkak të vonesës në stërvitje dhe se do të duhet të paguajë një gjobë.

“Pogba mbërriti me vonesë. Lojtarët, veçanërisht lojtarët kryesorë, duhet të respektojnë rregullat. Ishte e drejtë që të mos përfshihej në ndeshjen ndaj Freiburgut. Ai gjithashtu u gjobit”, ka shpjeguar drejtuesi i “Zonjës së Vjetër”, duke folur për Sky Sports.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, pas sfidës me skuadrën gjermane, e fituar minimalisht me gol të Di Marias, e preku me nota humor çështjen “Pogba”.

“Pogba mbërriti në kohë sonte, kështu që do të jetë i disponueshëm për nesër”, tha trajneri mes buzëqeshjeve në konferencë për shtypin.

Allegri ishte më i shqetësuar për dëmtimin në gju të Federico Chiesës: “Do të shohim nesër. Në këtë pikë nuk mund të them më shumë. Unë nuk isha me të pas ndeshjes, sepse ai duhej t’i nënshtrohej testeve antidoping”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco