‘Nuk do të luaj për ndonjë ekip tjetër të Serie-A’, flet agjenti Kvaratskhelia-s: Ja kë skuadër preferon jashtë Italisë

‘Nuk do të luaj për ndonjë ekip tjetër të Serie-A’, flet agjenti Kvaratskhelia-s: Ja kë skuadër preferon jashtë Italisë

12:52, 02/03/2023

Mamuka Jugeli , agjenti i Khvicha Kvaratskhelia, ka thënë disa gjëra interesante për të ardhmen e klientit të tij në mikrofonat e kanalit GeoTeam në YouTube

Jugeli u shpreh se Kkvicha nuk do të luaj me asnjë ekip tjetër në Itali, përveç Napolit, ndërsa jashtë saj preferon Real Madrid.

 "Khvicha i pëlqen gjithçka në Napoli dhe për momentin nuk ka asgjë me klube të tjera. Ai nuk do të shkojë në ndonjë klub tjetër italian. Fola me Khvichan dhe ai më rrëfeu: 'Mamuka, nuk do të luaj në një ekip tjetër italian përveç Napolit'. Pastaj nuk e di se çfarë do të ndodhë pas 10-15 vjetësh, ndoshta Interi do ta thërrasë dhe ai do të shkojë atje, por sot nuk do ta dijë, në Itali për të është vetëm Napoli”.

 

Për preferencat e gjeorgjianit jashtë vendit, agjenti i Kvara-s më pas shtoi: "Babai i tij dhe unë mbështesim Barcelonën, por Kvara do Realin. Nëse do ta shihja me fanellën e Barçës, do të isha shumë i lumtur, por ai është tifoz i Madridit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco