Fituan Kupën e Botës në Katar, Messi i bën dhurata speciale shokëve të tij te kombëtarja e Argjentinës

Fituan Kupën e Botës në Katar, Messi i bën dhurata speciale shokëve të tij te kombëtarja e Argjentinës

11:39, 02/03/2023

Fitimi i një Botërori duhet të festohet siç duhet, vazhdimisht. Fitorja e Argjentinës në Botërorin e fundit në Katar u festua nga tifozët bardhekaltër me një pasion të jashtëzakonshëm.

Njeriu simbolik i Albiceleste, kapiteni dhe numri 10, Lionel Messi, lojtari më i mirë i turneut, donte ta falënderonte ekipin dhe stafin, në të njëjtën kohë të festonte ende udhëtimin e pabesueshëm triumfal me një dhuratë “të shtrenjtë” dhe me vlerë të lartë simbolike…

Image

Messi ka porositur 35 copë iPhone 14 prej ari 24-karatësh për secilin anëtar të ekipit dhe stafit të kampiones së botës, Argjentinës. Dorëzimi u bë të shtunën në apartamentin e tij në Paris. “La Pulce” nuk është kursyer aspak në këtë rast, shuma e shpenzuar është e barabartë me 175 mijë paund.

Image

Emri dhe numri i secilit lojtar janë të gdhendur në çdo iPhone, me logon e Argjentinës qartë të dukshme. Për ta bërë këtë dhuratë tërheqëse, Messi ra në kontakt me sipërmarrësin Ben Lyons, CEO i iDesign Gold, i cili tha: “Lionel është një nga klientët më besnikë të iDesign Gold. Ai ra në kontakt me ne disa muaj pas finales së Kupës së Botës.

Ai deshi t’i bënte nje dhuratë të veçantë të gjithë ekipit dhe stafit për të festuar fitoren e jashtëzakonshme. Leo nuk donte dhuratën e zakonshme të orëve, ndaj i ofrova iPhone floriri të gdhendur me emrat e tyre. I pëlqeu menjëherë ideja”.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco