Porta i sjell telashe trajnerit Sylvinho, dy gardianët e Kombëtares s’duken gjëkundi

Porta i sjell telashe trajnerit Sylvinho, dy gardianët e Kombëtares s’duken gjëkundi

11:17, 02/03/2023

Duke qenë se muaji mars do të jetë i Kombëtares, ku do të luhet kundër Polonisë, një ndeshje tepër e rëndësishme për shkak se është edhe e para në këto kualifikuese dhe një rezultat pozitiv do të ngrinte lart moralin e ekipit kombëtar.

Një prej problemeve kryesorë që ende mbetet i dukshëm, është puna e portës. Ndryshe nga situatat e mëparshme, kjo që po ndodh me portierët e Kombëtares shqiptare është disi e pazakontë. Përveç faktit që dy kryesorët nuk po luajnë, gjendja e tyre psikologjike nuk është e duhura.

Etrit Berisha është përjashtuar nga Torino dhe nuk grumbullohet në asnjë ndeshje pas konflikteve me trajnerin kroat Ivan Juric dhe madje stërvitet veçmas grupit.

Ndërkohë portieri i dytë, Thomas Strakosha vijon të jetë i dëmtuar dhe nuk duket gjëkundi te Brentfordi. Deri tani në këtë sezon, ai ka luajtur vetëm dy ndeshje Kupe dhe nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për Ilir Bozhiqin, trajnerin e portierëve të kuqezinjve.

Të vetmit që janë në aktivitet, janë Elhan Kastrati, që po luan rregullisht te Citadella në Serinë B dhe Gentian Selmani, i cili u kthye nga Turqia te Laçi në Superiore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco