Javier Mascherano e mbyll me Argjentinën U-20

Javier Mascherano e mbyll me Argjentinën U-20

09:56, 02/03/2023

Mbyllet me zhgënjim përvoja e Javier Mascherano si trajner i përfaqësues U-20 të Argjentinës.

Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) ka marrë vendimin për të mos vijuar më me ish-futbollistin e Barcelonës për shkak të rezultateve shumë të dobëta.

Në 4 ndeshjet e luajtura nga “Albiceleste” në turneun e Amerikës së Jugut Under 20, që u zhvillua në Kolumbi, djemtë e Javier Mascheranon korrën 3 humbje dhe vetëm një fitore minimale ndaj Perusë.

 

Më tej, argjentinasit nuk kanë mundur të shfaqin një lojë të mirë në asnjë moment të turneut, gjë që ka shqetësuar deri diku tifozët.

Federata ka vendosur ta ndërpresë para kohe kontratën me Mascheranon, ndërsa pasuesi i tij do të zgjidhet në një proces të gjatë, me qëllim gjetjen e njeriut të duhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco