Serie A/ Napoli si ‘makineri’ e pandalshme, shkëputet +18 pikë në krye

Serie A/ Napoli si ‘makineri’ e pandalshme, shkëputet +18 pikë në krye

22:47, 17/02/2023

Napoli vijon marshimin në kampionat. Të kaltrit e Spaletit, mposhtën me rezultatin 0-2 Sasuolon e Nedim Bajramit, teksa titulli kampion tashmë po duket një formalitet.

Kur kanë mbetur edhe 15 javë për t’u luajtur, napolitanët udhëheqin me +18 pikë nga ndjekësit e Interit që kanë një ndeshje më pak.

Për sa i përket duelit të sotëm, ishin golat e të zakonshme Kvarastkhelia dhe Osimhen që vulosën triumfin.

Një përballje emocionuese, ku u godit dy here shtylla, fillimisht nga Lauriente dhe më pas nga Osimhen.

Gjithashtu protagonist në këtë duel ishte dhe sistemi VAR, që në minutën 41 i anuloi golin futbollistit të Sasuolos, Laurinete, si dhe në minutën 90+4, për pozicion jashtë loje u anulua goli i Simeones.

Për sa i përket Nedim Bajramit, mesfushori shqiptar u aktivizua titullar, teksa u zëvendësua në minutën e 79-të, duke i lënë vendin Ceides.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco