E ardhmja e Lionel Messi-t mbetet mister, babai i tij udhëton drejt Barcelonës

E ardhmja e Lionel Messi-t mbetet mister, babai i tij udhëton drejt Barcelonës

21:52, 17/02/2023

Rinovimi i Lionel Messit me PSG mbetet një mister. Përpara botërorit u fol për një tjetër sezon të argjentinasit në Paris por kjo nuk është më e sigurt sot pasi babai i futbollistit u takua me drejtuesit e lartë të PSG.

Pasi i thanë mendimet e tyre, palët duket se janë të distancuara më shumë se kurrë, ndërsa “L'Equipe” shkruan se nuk ka më optimizëm.

Messi ka kërkuar kohë për të marrë një vendim në pritje edhe të një propozimi zyrtar nga Inter Miami pasi ai dhe familja dëshirojnë shumë që të nisin një jetë të re në një vend si Florida.

Por ndërkohë që Parisi dhe Miami mbeten pistat kryesore, babai dhe agjenti i tij, Jorge Messi ka udhëtuar drejt Barcelonës edhe pse qëllimi i vizitës në qytetin katalanas nuk dihet ende. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco