A do të transferohet te Galatasaray? Flet Di Maria

A do të transferohet te Galatasaray? Flet Di Maria

21:37, 17/02/2023

Emri i Angel Di Maria është përfolur për një transferim të mundshëm te Galatasaray në ditët e fundit të merkatos në Turqi.

Futbollisti i Juventusit, së fundi e ka mohur një gjë të tillë, duke theksuar se është i lumtur te klubi italian.

“Jam i lumtur në Juventus – por nuk po flas me ta për marrëveshje të re apo me ndonjë klub tjetër, nuk jemi në këtë fazë… do të shohim”, deklaroi Di Maria për ESPN.

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën u pyet edhe për një transferim të mundshëm te klubi argjentinas Rosario Central.

”Unë do të vendos për këtë, në momentin e duhur”, tha 35-vjeçari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco