Milani mendon për të ardhmen, Maldini këtë herë 'peshkon' në Greqi

Milani mendon për të ardhmen, Maldini këtë herë 'peshkon' në Greqi

21:12, 17/02/2023

Merkatoja dimërore sapo ka përfunduar, por skuadra e Milanit i ka hedhur sytë nga e ardhmja. Sipas Tuttomercato, kuqezinjtë kanë kërkuar informacion nga Paok për mesfushorin grek Giannis Konstantelias.

Djaloshi i lindur ne vitin 2003 duket se ka marrë vëmendjen e drejtorit sportiv të Milanit, Paolo Maldini i cili ka pasur kontakte direkte me drejtorin sporitv të Paok, Jose Boto. Maldini ja ka bërë të qartë se Milani është gati të ofrojë deri në 10 milionë euro për mesfushorin e talentuar.

Mesfushori me tipare sulmuese këtë sezon ka luajtur 17 ndeshje në kampionatin grek, ku ka shënuar 1 gol dhe ka asistuar 3 herë për shokët e ekipit. Palët pritet të nisin negociatat në mënyrë që mesfushori të veshë sa më parë fanellën kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco