Parashikimi i Superkompjuterit/ Manchester City nuk e lëshon më vendin e parë në Premier League

Parashikimi i Superkompjuterit/ Manchester City nuk e lëshon më vendin e parë në Premier League

19:51, 17/02/2023

Shanset për titull të Arsenalit kanë rënë në 34% pas humbjes me rivalët e Manchester Cityt.

“Topçinjtë” u mundën 3-1 në “Emirates” të mërkurën, çka solli zbritjen e tyre nga vendi i parë prej golavarazhit.

Megjithatë, skuadra e Artetës ka edhe një ndeshje më shumë në dispozicion.

Por sipas superkompjuterit të “FiveThirtyEight”, shanset e londinezëve për ta mbyllur në vendin e parë pas 38 javësh kanë zbritur në 34% dhe favorit për të mbrojtur titullin e tretë radhazi janë sërish “Qytetarët” me 62%.

Arsenali parashikohet që ta mbyllë sezonin 2 pikë pas Cityt, në kuotën e 81 pikëve.

Forma e mirë që po kalon Manchester United ka bërë që edhe shanset e tyre për titull të shtohen, pavarësisht se janë shumë të vogla krahasuar me dy vendet e para.

“Djajtë” e Ten Hagut kanë vetëm 2% shans dhe parashikohet që ta mbyllin sezonin 11 pikë pas vendit të parë.

Njukasëlli, i cili aktualisht në Premier Ligë renditet në vend të katërt, parashikohet që ta ruajë deri në fund këtë pozicion, ndjekur nga Brajtoni i vendit të pestë, Totenhemi i vendit të gjashtë dhe Liverpuli i shtati.

“Pulëbardhat” parashikohen që ta lënë pas Totenhemin prej diferencës së golave.

Asnjë shans as për Çelsin për të arritur katër vendet e para, pavarësisht se skuadra e Graham Poterit po i afrohet vlerës së 1 miliard paundëve.

Blutë e Londrës parashikohet ta mbyllin në vend të tetë, me të njëjtën kuotë pikësh sa Brentfordi i vendit të nëntë.

Çelsi ka vetëm 5% shans për të arritur zonën “Champions” sezonin e ardhshëm.

Në fund të klasifikimit renditen Evertoni, Bournemouth dhe Sauthempton, të cilat nuk do të arrijnë që ta shmangin rënien.

Që të tria këto skuadra kanë mbi 50% shanse për t’u rrëzuar në Championship, me “Shenjtorët” që kanë shanset më të mëdha, 77%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco