PSG fillon bisedimet me trajnerin e Romës, Jose Mourinho

PSG fillon bisedimet me trajnerin e Romës, Jose Mourinho

19:25, 17/02/2023

Paris Saint-Germain ka filluar bisedimet me trajnerin e Romës, Jose Mourinho, pasi po e konsiderojnë zëvendësimin e Christophe Galtier, shkruajnë mediat franceze.

Gazetari francez, Santi Auona, ka dhënë detaje për një rreth bisedimesh që janë bërë kohëve të fundit në mes të këshilltarit të PSG-së, Luis Campos, dhe trajneri i Romës, i cili është dukur që është frustruar me gjërat që kanë ndodhur në kryeqytetin italian.

Gjiganti i Ligue 1 tashmë është lidhur me një kalim për Mourinhon, por tani gjërat me në fund mund të jenë ndryshe pasi Luis Campos dhe PSG po shikojnë një trajner i cili mund të menaxhojë një stol me plot yje.

Trajneri portugez e përmbush këtë gjë, madje edhe nëse ëndrra e pronarëve të Katarit është Zinedine Zidane. Po ashtu, kjo mund të ndodhë edhe për shkak të lidhjeve të mira që ka ish-trajneri i Chelseat me Luis Campos.

Mourinho njihet si një fans i madh i yllit të PSG-së, Kylian Mbappe dhe ai po ashtu do të gjente një bashkëpunëtor të ngushtë të tij në kryeqytetin francez, ish asistentin e tij të Tottenhamit, João Sacramento që është pjesë e stafit të Galtier në Paris.

Gjërat ende janë në fazat e hershme dhe asnjë marrëveshje nuk është arritur mes PSG-së dhe Romës, edhe pse marrëdhëniet e tyre janë pozitive dhe negociatat po shkojnë ngadalë.

Trajneri portugez është kontraktuar me Giallorossi deri në qershor 2024 ku ishte raportuar edhe për drejtimin e Brazilit para se ta përjashtonte këtë ide. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco