Talenti i Dortmundit humbet dy sfidat e Championsit me Chelsean

Talenti i Dortmundit humbet dy sfidat e Championsit me Chelsean

18:13, 13/02/2023

Borussia Dortmund e ka nisur shumë mirë vitin 2023. Verdhezinjtë regjistruan fitoren e pestë radhazi në fushën e Werder Bremen, dhe tani ndodhen tri pikë larg kreut në Bundesliga.

Youssoufa Moukoko pësoi një dëmtim në takimin e fundit, që e detyroi të braktiste fushën pas gjysmë ore lojë.

18-vjeçari i është nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe do të mungojë rreth 6 javë.

Moukoko humbet në këtë mënyrë dy përballjet në Champions League përballë Chelseat.

Ndeshjet ndaj “Bluve të Londrës”, do të zhvillohen në datat 15 shkurt (Signal Iduna Park) dhe 7 mars (Stamford Bridge).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco