VIDEO/ Tifozi futet në fushë dhe godet pas koke futbollistin kundërshtar, por e pëson edhe vetë

VIDEO/ Tifozi futet në fushë dhe godet pas koke futbollistin kundërshtar, por e pëson edhe vetë

17:28, 13/02/2023

Një ndeshje midis skuadrave të divizionit të parë kolumbian Millonarios dhe Deportes Tolima sapo ishte gati të fillonte kur një tifoz u fut në fushë nga tribuna.

Mbështetësi i skuadrës vendase Tolima vrapoi drejt lojtarit rival Daniel Catano teksa ai po bënte stërvitje para ndeshjes.

Ai sulmoi mesfushorin, duke e goditur me grusht në kokë para se të tentonte të ikte.

Por ylli 31-vjeçar nuk u rrëzua në tokë dhe përkundrazi filloi të ndiqte fansin në kërkim të “hakmarrjes”.

Catano arriti të kapte me tifozin dhe përpara se shoku i tij i skuadrës ose siguria ta ndalonin, ai e goditi nga pas, duke e rrëzuar në dysheme.

Catano u përjashtua nga gjyqtari dhe skuadra e tij e tërbuar vendosi të dilte nga fusha, duke refuzuar të luante.

Ndeshja përfundimisht u shty por polemikat nuk u ndalën me kaq.

Presidenti i Tolima, Cesar Camargo akuzoi Millonarios për sabotim, duke thënë:

“Tifozi ishte jashtë kontrollit dhe do të duhet të ndiqet penalisht. Dhe që një ekip të tërhiqet nga fusha është bojkot i lojës dhe i sportit, nuk ia vlen të na bëhet presion në atë mënyrë”.

Raportet sugjerojnë se Millonarios u përpoq të negocionte rifillimin e ndeshjes, por donte që kartoni i kuq i Catanos të mos llogaritej. Por, gjyqtari refuzoi dhe në këtë mënyrë, ndeshja nuk u luajt.

Në një deklaratë pas marrjes së këtij vendimi, skuadra me bazë në Bogota, e cila është një nga më të suksesshmet në Kolumbi, tha se ata u tërhoqën nga loja për shqetësime sigurie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco