Ceremonia ‘The Best’/ FIFPro përzgjedh emrat për ‘Formacionin e Vitit’

Ceremonia ‘The Best’/ FIFPro përzgjedh emrat për ‘Formacionin e Vitit’

17:02, 13/02/2023

FIFPro, sindikata botërore e futbollistëve, ka publikuar sot 26 emrat e futbollistëve të cilët janë kandidatët nga të cilët do të përzgjidhet “Formacioni i vitit” në ceremoninë e “The Best” që organizohet nga FIFA.

Në listë bie në sy se janë shumë nga protagonistët e Botërorit, por ndërkohë mungon një emër si Vinicius i cili bëri shumë mirë me Realin në Ligën e Kampioneve duke qenë ndër lojtarët vendimtarë për fitoren e titullit nga madrilenët.

Nuk mungojnë as emrat e njohur të sulmit si Lewandowski, Haland, Mbappe, Mesi apo edhe Ronaldo, ndonëse ky i fundit nuk përjetoi një nga vitet më të mira të karrierës së tij.

LISTA

PORTIERË: E. Martínez, Kurtua, Alison.

MBROJTËS: Kanselo, Dejvis, Van Dajk, Gvardiol, Ashraf, Teo Hernandez, Rydiger, Tiago Silva

MESFUSHORË: Bellingem, Kasemiro, De Bryjn, Enzo Fernandez, Gavi, Modriç, Pedri, Valverde

SULMUES: Benzema, Haland, Levandovski, Mbape, Mesi, Nejmar, K. Ronaldo.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco