FSHF dhe ‘Terre des Hommes’, marrëveshje për mbrojtjen e fëmijëve në futboll

FSHF dhe ‘Terre des Hommes’, marrëveshje për mbrojtjen e fëmijëve në futboll

10:36, 09/02/2023

FSHF dhe “Terre des Hommes” do të nënshkruajnë sot në orën 11:00, në sallën e Konferencave të Federatës Shqiptare të Futbollit, marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit të fëmijëve në futboll.

Në vazhdën e bashkëpunimit ndërmjet FSHF-së dhe “Terre des hommes” në drejtim të politikave për mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve në botën e futbollit, pas hartimit të dy dokumenteve të rëndësishme si: politika e mbrojtjes së fëmijëve në futboll dhe kodin e etikës, nesër do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në përputhje me iniciativën e UEFA-s për të zhvilluar politikat e mbrojtjes së fëmijëve në nivel kombëtar për secilin nga 55 anëtarët e saj.

Kjo marrëveshje përputhet me nevojat dhe objektivat që kemi në strategjinë Futbolli për Kombin 2022-2025, ku futbolli i fëmijëve është në themelin e punës tonë si institucion, duke dashur të rrisim dhe masivizojmë ҫdo ditë e më shumë futbollin në të gjithë vendin.

“Terre des hommes” Shqipëri me eksperiencën 30-vjeçare në vend në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, do të ofrojë të gjithë konsulencën e nevojshme dhe programe trajnimi për të krijuar një hapësirë të sigurtë për fëmijët dhe të rinjtë në botën e futbollit.

Në këtë frymë, ekspertiza e TDH në kombinim dhe me njohuritë e UEFA-s e cila ka marrë një angazhim konkret kundrejt krijimit të një klime të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë në futboll, jemi besimplotë se përmes ofrimit të konsulencës dhe programeve trajnuese për zhvillimin profesional të stafit të stafit të FSHF, do të arrijmë të vendosim bashkërisht një gur kilometrik të rëndësishëm për Shqipërinë në fushën e rritjes së cilësisë së mbrojtjes së fëmijëve dhe zhvillimit të fëmijëve përmes angazhimit në futboll.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco