Chelsea kompletoi transferimin më të madh në historinë e Premier League, do të paguajë më shumë se klauzola e blerjes

Chelsea kompletoi transferimin më të madh në historinë e Premier League, do të paguajë më shumë se klauzola e blerjes

09:04, 31/01/2023

Sipas mediave të shumta ishullore, Chelsea ka rënë dakord për transferimin e Enzo Fernandez nga Benfica, që do të konfirmohet zyrtarisht së shpejti.

Pas negociatave të pasuksesshme në fillim të vitit, më në fund të dyja palët arritën një marrëveshje dhe Chelsea do të paguajë rreth 130 milionë euro për kartonin e futbollistit argjentinas, që është transferimi më i madh në historinë e Premier League.

Rekordin e mëparshëm e mbante Jack Grealish, i cili u transferua nga Aston Villa te Manchester City për 117.5 milionë euro.

Që nga fillimi i sezonit, Chelsea ka shpenzuar 620 milionë euro për përforcime dhe lojtari i ri më i mirë i Botërorit në Katar ka munguar në stërvitjen e djeshnme të Benfica-s dhe tashmë pritet vetëm konfirmimi zyrtar i transferimit.

Interesant është fakti se Fernandez kishte një klauzolë blerjeje fikse prej 105 milionë eurosh, por blutë pranuan ta paguanin më shumë për të realizuar transferimin me këste.

Në karrierën e tij të mëparshme, Fernandez luajti për River Plate dhe pas vetëm gjashtë muajsh dhe lojërash të jashtëzakonshme, u largua nga klubi më i madh portugez dhe u transferua te Blutë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco