Nedim Bajrami niset për në Milano, takim vendimtar për transferimin te klubi i ri

Nedim Bajrami niset për në Milano, takim vendimtar për transferimin te klubi i ri

22:37, 30/01/2023

Nedim Bajrami më në fund sheh t’i plotësohet dëshira për t’u transferuar në një klub tjetër në Serinë A.

Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, do të largohet nga Empoli, për të shkuar te Sasuolo.

Ai që ishte një thashethem prej shumë kohësh për interesimin e Sasuolos për fantazistin, është konkretizuar në ditët e fundit të merkatos së janarit.

Sipas “Sky Sport”, Bajrami është nisur drejt Milanos ku do të ketë një takim me drejtuesit e dy klubeve për të finalizuar marrëveshjen e kalimit të tij përfundimtar në radhët e skuadrës së re.

Raportohet se shifra e transferimit të tij është 6 milionë euro dhe që sot mund të bëhet zyrtarizmi i kalimit te skuadra e re.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco