Mbrëmja gala 'Më të mirët 2022'/ 'Këpuca e Artë për vajza', ylli i Vllaznisë fiton trofeun

Mbrëmja gala 'Më të mirët 2022'/ 'Këpuca e Artë për vajza', ylli i Vllaznisë fiton trofeun

19:34, 27/01/2023

Ka nisur mbrëmja gala e FSHF-së e cila do të ndajë çmimet e më të mirëve.

Sulmuesja e Vllaznisë, Megi Doçi mori çmimin si golashënuesja më e mirë e futbollit për femra në Shqipëri. Njëjtë si në sezonin e kaluar Doçi përsëri veten, me një tjetër sezon fantastik jo vetëm në aspektin individual, por edhe në atë ekipor.

Me Vllazninë e saj, Megi Doçi fitoi jo vetëm që kampionatin në Shqipëri, por arriti edhe në grupet e Championa League për femra, ku shënoi edhe golin e vetëm të vajzave kuqeblu, pikërisht ndaj Realit në Madrid.

Pas fitimit të çmimit, 26-vjeçarja u shpreh: “Kënaqësi të jem sonte mes më të mirave dhe më të mirëve. Diçka e bukur, organizim i bukur. Falënderoj FSHF-në për zhvillimin e futbollit të femrave në Shqipëri. Ky çmim i dedikohet familjes time, që më ka mbështetur gjithmonë“.

 
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco