Ajax shkarkon trajnerin Schreuder dhe ndihmësin e tij

Ajax shkarkon trajnerin Schreuder dhe ndihmësin e tij

09:47, 27/01/2023

Ajax ka shkarkuar me efekt të menjëhershëm trajnerin Alfred Schreuder.

Kontrata e trajnerit ishte e vlefshme deri më 30 qershor 2024, por tani do të ndërpritet menjëherë.

Pikët e shumta të humbura dhe mungesa e zhvillimit të skuadrës janë arsyet kryesore të këtij vendimi.

Drejtuesit e klubit nuk kanë më besim në bashkëpunimin e mëtejshëm.

Ajax njoftoi gjithashtu se do të ndërpritet edhe bashkëpunimi me ndihmës trajnerin Matthias Kaltenbach.

Alfred Schreuder erdhi nga Club Brugge tek Ajax verën e kaluar.

Trajneri ka punuar më parë tek Ajax si ndihmëstrajner nga janari 2018 deri në mesin e 2019.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco