Superliga/ Publikohen formacionet zyrtare të Bylis-Vllaznia dhe Laçi-Kastrioti

Superliga/ Publikohen formacionet zyrtare të Bylis-Vllaznia dhe Laçi-Kastrioti

12:35, 25/01/2023

Do të luhen sot dy ndeshjet e para të javës së 18-të të Kategorisë Superiore.

Bylisi pret Vllazninë në orën 13:00 në stadiumin “Adush Muça”.

Ballshiotët vijnë në këtë përballje pas humbjes me Tiranën ndërsa shkodranët pasi fituan ndaj Laçit.

Rikujtojmë se sot do të jetë sfida e parë për trajnerin Naxhi Shensoi pas dorëheqjes së Arian Bellait.

Nga krahu tjetër, për shkodranët do të luajë që nga minuta e parë sulmuesi i rikthyer në “shtëpinë” e tij, Bekim Balaj.  

Formacionet zyrtare

Bylis: Teqja, Trumçi, Damçevski, Janku, Zguro, Lorran, Maçolli, Lajthia, Ruçi, Soza, Kaçorri

Trajner: Naxhi Shensoi

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Hakaj, Smajli, Jonuzi, Marku, Alivoda, Hoxhaj, Çoba, Kaina

Trajner: Mirel Josa

Në ndeshjen tjetër, po në orën 13:00, Laçi pret në fushën e tij Kastriotin.

Kurbinasit vijnë në këtë sfidë pas humbjes me Vllazninë, ndërsa krutanët pas barazimit me Partizanin.

Laçi pozicionohet në vendin e 6-të me 20 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e 7-të me 19 pikë.

Trajnerët Mezani dhe Mema kanë përzgjedhur më të mirët për të marrë një 3 pikësh të vlefshëm në këtë fazë të kampionatit.

Formacionet zyrtare

Laçi: Dajsinani, Roganoviç, Babatunde, Akinola, Shkurtaj, Manellari, Duka, Ziko, Velkoski, Ujka, Spahiu

Trajner: Gentian Mezani

Kastrioti: Sali, A.Selmani, Karakaçi, Greca, Onanunga, Hasani, Rami, S. Selmani, Kodra, Stojanoviç, Zogaj

Trajner: Ardian Mema

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco