Dështimi i Chelsea-t me Fernandez, në prapaskenë qëndron Barcelona

Dështimi i Chelsea-t me Fernandez, në prapaskenë qëndron Barcelona

11:52, 25/01/2023

 

Enzo Fernandez ishte shumë pranë transferimit në Londër te Chelsea në ditët e para të muajit janar. Blutë e Londrës ofruan 75 milionë euro për kartonin e argjentinasit mirëpo Benfica nuk toleroi dhe vendosi kushtin se për mesfushorin duhej të paguheshin vetëm 120 milionë euro, shifra që është edhe në klauzolën e Kampionit të Botës.

Por, së fundmi, duket se palët nuk janë distancuar vetëm për arsye ekonomike duke qenë se mediet më prestigjioze pretendojnë se në prapaskenë fshihet Barcelona. Katalanasit janë prej kohësh në kërkim të një mesfushori duke qenë se Kessie nuk funksionon ndërsa Busquets pritet të përfundojë aventurën e tij në Camp Nou në fundin e sezonit aktual.

Gjithsesi, edhe për Barçën, Benfica nuk ka ndërmend të tolerojë sa i takon parave dhe është e qartë në qëndrimin e saj për të plotësuar në çdo pikë kontratën me argjentinasin. Nga ana tjetër, nëse nuk arrijnë te Enzo Fernandez, katalanasit do të provojnë firmën me Zubimendi nga Real Sociedad për shifrën e 60 milionë eurove.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco