Lajmi i fundit

NTERVISTA/ Dy standardet e deklaratave të Dumanit. Flet Avenir Peka

Leandro Trossard zyrtarisht i Arsenalit, belgu transferohet në Londër

Leandro Trossard zyrtarisht i Arsenalit, belgu transferohet në Londër

18:35, 20/01/2023

Leandro Trossard është lojtari më i ri i Arsenalit. Belgu transferohet në Londër nga Brighton për 21 milionë sterlina plus 5 të tjera si bonus. Lojtari do të veshë fanellën me numrin 19 te skuadra e Artetës.

28-vjeçari ishte pjesë e kombëtares belge që mori pjesë në Kupën e Botës, Katar 2022 dhe ka luajtur 24 ndeshje me “djajtë e kuq”.

Pas një karriere të pasur në Belgjikë, Trossard u transferua në Premier League të Brighton në vitin 2019. Ai ka luajtur 121 ndeshje me klubin anglez.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco