Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët, tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Zyrtare: Lorenc Trashi transferohet te Ballkani në Superligën e Kosovës

Zyrtare: Lorenc Trashi transferohet te Ballkani në Superligën e Kosovës

17:12, 20/01/2023

Lorenc Trashi është lojtari më i ri i skuadrës së Ballkanit në Superligën e Kosovës.

Ish-lojtari i kombëtares shqiptare, që në Superiore është aktivizuar me Lushnjën dhe Partizanin ka firmosur për 2 vite e gjysmë me kampionët e Kosovës.

Kujtojmë që aventura e fundit e lojtarit ka qenë në Kuvajt me skuadrën Qadsia SC.

“Ju njoftojmë se Lorenc Trashi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë!

Trashi ka firmosur me klubin tonë për 2 vite e gjysmë, duke u bërë në këtë mënyrë futbollisti më i ri i skuadrës sonë.

Trashi ka qenë pjesë e ekipeve si 𝗞𝗦 𝗟𝘂𝘀𝗵𝗻𝗷𝗮 , 𝗙𝗞 𝗣𝗮𝗿𝘁𝗶𝘇𝗮𝗻𝗶  dhe së fundmi ishte pjesë e klubit 𝗤𝗮𝗱𝘀𝗶𝗮 𝗦𝗖 (Kuwait).  [🇦🇱] Vlen të ceket se 𝗟𝗼𝗿𝗲𝗻𝗰 𝗧𝗿𝗮𝘀𝗵𝗶 ishte edhe pjesë e Kombëtarës së Shqipërisë!! Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco