Legjenda e Realit beson se Luka Modric duhet të largohet: Nuk i nevojitet klubit

Legjenda e Realit beson se Luka Modric duhet të largohet: Nuk i nevojitet klubit

15:36, 18/01/2023

Luka Modric ka kontratë me Real Madridin deri në fund të sezonit dhe ende nuk dihet nëse do ta rinovojë atë dhe nëse do të pyetej legjenda e Klubit Mbretëror Gutij, kroatit duhet t'i tregohet dera më 30 qershor.

Jose Maria Gutierrez, i cili njihet më shumë me nofkën Guti, ka theksuar se mesfushori 37-vjeçar nuk është më lojtar i Realit.

"Unë dyshoj se Modric do të qëndrojë. Ai nuk do të ketë një rol të madh sezonin e ardhshëm dhe Reali nuk ka nevojë për të. Nuk e di nëse Jude Bellingham apo dikush tjetër do të vijë, por Modric do të duhet të largohet në një moment,” tha Guti.

 

Modric ka luajtur 22 ndeshje për Realin këtë sezon dhe ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar dy asistime.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco