Kur mund të debutojë Cristiano Ronaldo me Al Nassr?

Kur mund të debutojë Cristiano Ronaldo me Al Nassr?

19:55, 03/01/2023

Debutimi i Cristiano Ronaldos me Al Nassr mund të bëhet këtë javë, por vetëm nëse ai konsiderohet të jetë mjaftueshëm në formë.

Ylli portugez u prezantua sot si futbollist i Al Nassr, teksa interesimi për ta ndjekur prezantimin e tij ishte i jashtëzakonshëm.

Megjithatë, debutimi i tij pritet që të ketë vëmendje edhe më të madhe.

Ronaldo ka kryer testet mjekësore dhe do të ketë të drejtë të bëjë debutimin e tij të enjten, në ndeshjen kundër Al Ta’ee, edhe pse kjo varet nga një vlerësim për gjendjen e tij fizike.

Me jo shumë kohë për seancat stërvitore me shokët e tij të rinj – dhe fakti që ai ka pasur një pushim pas Kupës së Botës “Katar 2022” – do të thotë se ai të paktën mund të jetë në stol.

Por, sipas “The Mirror”, trajneri Rudi Garcia dëshiron që Ronaldo të përfshihet në ndeshjen e së enjtes në mënyrë që të jetë më i gatshëm fizikisht për ndeshjen tjetër, kundër Al-Shabab, skuadër më të cilën “luftojnë” për titullin kampion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco