Messi mbërrin në Paris, gati për të nisur stërvitjen me PSG

Messi mbërrin në Paris, gati për të nisur stërvitjen me PSG

15:45, 03/01/2023

Lionel Messi kthehet në Francë për t’iu bashkuar PSG-së.

I sapokurorëzuar me titullin e tij kampion bote që e lakmonte prej disa vitesh, Lionel Messi mbërriti këtë të martë në fillim të pasdites në Paris.

I shoqëruar nga Antonela Roccuzo dhe fëmijët e tij, Mateo, Thiago dhe Ciro, “Pleshti” u nis me në një avion privat nga Aeroporti Ndërkombëtar i Ishujve Falkland dhe pas një udhëtimi të gjatë mbërriti në aeroportin Le Bourget, në veri të Parisit, rreth orës 15:00.

Pasi shfrytëzoi dy javë pushim për të festuar fitoren në Botërorin e Katarit me popullin argjentinas por edhe me familjen e tij, ish-numri 10 i Barcelonës tha se ishte gati për pjesën e dytë të sezonit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco