Celtic dhe Frankfurt i bashkohen garës për Jasharin, Luzerni i cakton çmimin

Celtic dhe Frankfurt i bashkohen garës për Jasharin, Luzerni i cakton çmimin

13:30, 01/01/2023

Futbollisti shqiptar nga Kosova, Ardon Jashari është një nga lojtarët e rinj më të kërkuar në Evropë.

Mesfushori i talentuar ka pasur vitin e tij më të mirë në karrierë, edhe pse i pari në futbollin profesionist, por që arriti të ketë paraqitje fantastike me Luzernin dhe mori ftesë për në Kupën e Botës nga Zvicra.

20-vjeçari ka zhvilluar 17 ndeshje këtë edicion me Luzernin ku ka asistuar në katër gola, dhe falë kësaj forme të mirë ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Dy klubet e fundit që janë futur në garë për shërbimet e mesfushorit qendror janë Eintracht Frankfurt në Bundesligën gjermane dhe gjiganti skocez Celtic.

Mediat zvicerane kanë raportuar se drejtuesit e Frankfurt dhe ata të Celtic tanimë kanë kontaktuar skuadrën zvicerane Luzern për të pyetur për çmimin e Jasharit.

Luzern i ka njoftuar të gjitha skuadrat e interesuara për reprezentuesin zviceran se për ta lënë të lirë kërkon të fitoj shtatë milionë euro.

Gara me emrat e skuadrave të interesuara për Ardon Jasharin është shumë e madhe, pasi edhe skuadrat tjera si Ajax, Feyenoord, Real Sociedad, Napoli, Arsenal, Leicester City, Hoffenheim, RB Leipzig dhe Wolfsburg janë vënë pas tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco