Gjyqtarët në Spanjë bëhen më të rreptë, shtohen kartonët

Gjyqtarët në Spanjë bëhen më të rreptë, shtohen kartonët

20:14, 31/12/2022

Në ndeshjen e fundit të Barcelonës para pushimit në La Liga kundër Osasunës, trajneri i saj, Ksavi Hernandez, u ndëshkua me karton të verdhë për “kundërshtim” ndaj një vendimi të Gil Manzanos.

Ky ishte kartoni i vetëm për një pjesëtar të stolit në 10 ndeshjet e javës së 14- të në Spanjë, një rast i jashtëzakonshëm këtë sezon në të cilin numri i ndëshkimeve për trajnerët, ndihmësit e tyre dhe stafin tjetër është rritur shumë.

Në 14 javët e para në La Liga, gjyqtarët kanë nxjerrë 53 herë dorën nga xhepi (33 të verdhë dhe 20 të kuq) për “bankinat”, një rritje me 23% krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar (40 kartonë, 26 të verdhë dhe 14 të kuq).

Siç bëjnë me dije “Marca” nuk ka pasur ndonjë urdhër specifik për ashpërsimin e masave ndaj të pabindurve.

Trajnerët më të ndëshkuar janë ai i Seviljes, Sampaoli dhe ai i Majorkës, Aguirre me nga 4 kartonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco