‘Unë që po bëj ski’/ Pogba bën ironi me tifozët

‘Unë që po bëj ski’/ Pogba bën ironi me tifozët

19:15, 31/12/2022

Marrëdhënia e Pol Pogba me tifozët e Juventusit është kthyer në një telenovelë, pas replikave edhe pse jo të drejtpërdrejta mes palëve, me tifozët që pak ditë më parë e akuzonin mesfushorin që i kushtonte më shumë rëndësi rrjeteve sociale dhe jetës jashtë fushe se asaj që duhet të tregojë me fanellën bardhezi dhe përpjekjeve që duhet të bëjë për t’u rikthyer në fushë.

Në profilin e francezit, nën një foto në borë, kishin shpërthyer komentet e bardhezinjve të revoltuar, që presin rikthimin e tij pas dëmtimit.

Pogba i ka hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit pasi ka postuar një video duke ecur dhe jo duke bërë ski, duke e komentuar me fjalët “Unë që po bëj ski”.

Përgjigjja ironike e 29-vjeçarit, që i është kërkuar nga tifozët jo vetëm të rikuperohet, por të mos bëjë gjëra që mund ta ngadalësojnë procesin, ka ngjallur akoma më shumë polemika në rrjet dhe e ka vendosur edhe një herë tjetër Pogbanë në shënjestrën e bardhezinjve, që i kanë kujtuar sërish faktin që nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco