Rashford ngrihet nga stoli dhe i jep suksesin Manchester United

Rashford ngrihet nga stoli dhe i jep suksesin Manchester United

18:13, 31/12/2022

Goli i Marcus Rashford i dhuroi Manchester United tri pikë të arta në fushën e Wolves.

“Djajtë e Kuq” triumfuan 0-1, siguruan suksesin e tretë radhazi në kampionatin anglez dhe për momentin renditen në vendin e katërt me 32 pikë.

Pjesa e parë prodhoi pak emocione. Alejandro Garnacho, talenti 18-vjeçar nga Argjentina, iu afrua golit për United.

Erik ten Hag aktivizoi Rashford në pjesën e dytë, zëvendësim që dha efekt.

25-vjeçari shënoi një gol shumë të bukur 14 minuta përpara fundit, duke çarë mbrojtjen e ngjeshur të “Ujqve”.

Ky ishte goli i gjashtë sezonal në Premier League për sulmuesin e United.

Rashford shënoi sërish (84’), por VAR-i e anuloi për prekje me dorë.

Wolves mori zemër dhe iu afrua barazimit në minutat shtesë, por De Gea kreu një pritje të bukur dhe ruajti portën e paprekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco