Pele ka nënën gjallë, ajo ende nuk e di për vdekjen e djalit

Pele ka nënën gjallë, ajo ende nuk e di për vdekjen e djalit

17:54, 31/12/2022

Vdekja e Pele ka trishtuar miliona tifozë të lojës më të bukur.

Mbreti i futbollit ndërroi jetë dy ditë më parë në moshën 82-vjeçare.

Të shumta kanë qenë mesazhet ngushëlluese për ikonën braziliane, ndërkohë që familjarët kanë vendosur të mos i japin lajmin nënës së tij.

Celeste Arantes festoi 100-vjetorin e lindjes në muajin nëntor.

Mosha bën të vetën dhe ajo për momentin po kalon një situatë të vështirë shëndetësore.

Image

Edhe pse kortezhi i njerëzve gjatë varrimit të fituesit të tre Kupave të Botës do të kalojë poshtë shtëpisë së Celestes, e cila akoma nuk e di se djali i saj ka vdekur.

Në lidhje me këtë situatë ka folur Maria, motra e Pele: “Po bisedojmë me nënën, por ajo nuk është në dijeni të djalit. Ajo jeton në botën e saj. Hap sytë sa herë që përmendet emri i Pele.

Ndërkohë unë i them: ‘Duhet të lutemi për të’. Por, në fakt, mamaja nuk e kupton se çfarë dua të them saktësisht”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco