Barcelona ndalet nga Espanjoli në derbin e ‘Camp Nou’, por rimerr kreun e La Ligës

Barcelona ndalet nga Espanjoli në derbin e ‘Camp Nou’, por rimerr kreun e La Ligës

16:13, 31/12/2022

Barcelona është ndalur nga Espanjoli në “Camp Nou” duke e mbyllur vitin me 1 pikë.

Katalanasit e zhbllokuan shumë shpejt sfidën me Marko Alonson.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve.

Në minutën e 76-të miqtë rikthyen baraspeshën. Joselu nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke barazuar shifrat në 1-1.

Në minutën e 78-të, Jordi Alba merr karton të kuq dhe largohet nga fusha e blertë.

Ndërsa në të 80’ ndëshkohet me të kuq Souza i Espanjolit.

Pas këtij barazimi Barcelona ngjitet në vendin e parë me 38 pikë ndërsa Espanjoli në vendin e 16-të me 13 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco