'Mosha na kap të gjithëve', Rooney reagon pas fjalëve të Ronaldo-s: Messi dhe Cristiano më të mirët në histori

'Mosha na kap të gjithëve', Rooney reagon pas fjalëve të Ronaldo-s: Messi dhe Cristiano më të mirët në histori

18:07, 18/11/2022

Sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo në një intervistë “bombë” sulmoi klubin anglez Manchester United edhe disa ish lojtarë si Gary Nevile dhe Wayne Rooney. Por pas kritikave të tij ka ardhur dhe reagimi i Rooney-t përmes një interviste për CNN.

Trajneri aktual i DC United deklaroi se qëllimi i tij nuk ishte asnjëherë të kritikonte Ronaldon, por theksoi se mosha ndikon tek të gjithë dhe ai e ka të vështirë ta pranojë.

Ndër të tjera, ish sulmuesi i “Djajve të Kuq” e cilësoi CR7-ën së bashku me Lionel Messin si më të mirët në histori.

“E kam thënë gjithmonë, Cristiano është një lojtar fantastik. Ai dhe Messi janë ndoshta dy lojtarët më të mirë në histori. Unë nuk e kritikova, ajo që thashë është se mosha na kap të gjithëve dhe ai ka të vështirë ta pranojë atë ”, u shpreh Wayne Rooney.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco