Tifozët të shtangur nga ndalimi i alkoolit në stadiume: Nuk ka kuptim të shkosh në ndeshje

Tifozët të shtangur nga ndalimi i alkoolit në stadiume: Nuk ka kuptim të shkosh në ndeshje

17:44, 18/11/2022

Gazetarët e Daily Mail folën me tifozët anglezë në Katar të cilët reaguan me zemërim pasi organizatorët e Kupës së Botës njoftuan se alkooli nuk do t'u shitej tifozëve në zonën përreth stadiumit.

"Çmenduri. Pse po zhvillohet Kupa e Botës kur na është hequr një nga gëzimet tona më të mëdha? Kjo nuk do të përfundojë mirë, të paktën për sa i përket tifozëve të Anglisë," tha Alex Todd, një sportdashës nga Anglia, i cili ndodhet në Katar.

Brian Davidson theksoi se ai është i zemëruar dhe se kjo nuk ka kuptim.

"Çfarë të keqe ka të pini birrë në stadium apo në barin përballë tij? Miliona njerëz vijnë atje për të shijuar diellin, për të parë futboll dhe për të pirë disa birra. Pastaj do të më duhet të shkoj në hotel dhe të pi në zonën e tifozëve. Më vjen keq për këtë”, tha ai.

"Futbolli pa birrë nuk është futboll.. Kur mbërrita dje, kisha dy shishe uiski në çantën time dhe ata i morën. E dija që do të të jetë e vështirë për të pirë, por kjo është qesharake”, tha gjermani Daniel Scwetska.

Tifozi australian Simon Whiting shtoi: "Duhet një birrë e ftohtë në këtë vapë. Unë kam kërkuar për një që kur kam ardhur këtu. Ato janë të vështira për t'u gjetur. Nuk mendoj se ka kuptim të shkosh në ndeshje."

Megjithatë, jo të gjithë fansat janë të zhgënjyer dhe Daily Mail gjeti disa prej tyre që pretendojnë se respektojnë zakonet në Katar.

Kujtojmë se vendimi për ndalimin e alkoolit erdhi dy ditë para fillimit të Botërorit dhe FIFA njoftoi se birra dhe pije të tjera ado të mund të blihen në zonat e tifozëve jashtë stadiumeve dhe përreth tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco