Ditët e Ronaldos te United janë të numëruara, portugezi nuk do të lejohet të futet në qendrën stërvitore

Ditët e Ronaldos te United janë të numëruara, portugezi nuk do të lejohet të futet në qendrën stërvitore

17:02, 18/11/2022

Dashuria mes Cristiano Ronaldos dhe Manchester United ka mbaruar dhe portugezi mund të nisë të kërkojë një klub të ri.

Pasi Ronaldo tha një sërë gjërash në një intervistë me Piers Morgan që nuk u pëlqeu drejtuesve të United, klubi i Old Trafford lëshoi ​​​​një deklaratë duke njoftuar se klubi kishte "ndërmarr hapat e duhur në përgjigje të intervistës së fundit të Cristiano Ronaldos në media".

Gazetari i famshëm italian Fabrizio Romano ka tentuar të mësojë nga burimet e tij se cilët janë “hapat e duhur” dhe nuk janë aspak të mira për portugezin.

Image

Domethënë, drejtuesit e United do t'i thonë Ronaldos se ai mund të kërkojë menjëherë një klub të ri.

Më saktësisht, Ronaldos do t'i thuhet të mos futet në qendrën stërvitore në Carrington pas Kupës së Botës, që në thelb do të thotë se ai është përjashtuar nga skuadra.

Me shumë gjasa, Ronaldo do të përballet edhe me një gjobë të rëndë, duke qenë se ka folur publikisht kundër trajnerit dhe drejtuesve të klubit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco