VIDEO/ Situatë e paharrueshme: Valverde shënon gol… në ballkonin e një banese!

VIDEO/ Situatë e paharrueshme: Valverde shënon gol… në ballkonin e një banese!

13:46, 08/11/2022

Një nga episodet që shënoi ndeshjen e futbollit ndërmjet Rayo Vallecano-s dhe Real Madridit (3-2), dhe që ra në sy, ishte momenti në fund të ndeshjes kur mesfushori i klubit të madrilen Federico Valverde për pak sa nuk theu xhamin e një ndërtesë afër me fushën.

Ky moment disi i pabesueshëm u regjistrua në fund të ndeshjes, më saktë në minutën e shtatë shtesë kur topi erdhi te Valverde pas një goditje nga këndi dhe ai pati një mundësi solide për të kërcënuar portën e Rayo-s dhe ndoshta për t'i dhuruar skuadrës së tij një pikë.

Mirëpo, 24 vjeçari uruguaian gjuajti keq, me topin që kaloi mbi murin që është në stadium dhe goditi ballkonin e një pallati aty pranë.

Kjo situatë ka shkaktuar të qeshura te tifozët vendas dhe pa dyshim që ka gëzuar shumë edhe ata që e kanë ndjekur ndeshjen nga ballkoni dhe në fund do të kenë kujtimin më të mirë të mundshëm nga kjo ndeshje.

Kujtojmë edhe një herë, Rayo fitoi 3-2 dhe kështu i shkaktoi Real Madridit humbjen e parë këtë sezon.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco