Ambasadori i Katar 2022 bën deklaratën e fortë për homoseksualët dhe braktis intervistën

Ambasadori i Katar 2022 bën deklaratën e fortë për homoseksualët dhe braktis intervistën

13:17, 08/11/2022

Pak ditë para fillimit të Kupës së Botës në Katar, pavarësisht garancisë së dhënë nga Emirit Al-Thani për mirëpritjen “pa asnjë formë diskriminimi” të të gjithë tifozëve në shtetin aziatik, një prej ambasadorëve të vendit organizator ka bërë një deklaratë mjaft të fortë.

Në një intervistë të dhënë ndaj transmetuesit publik gjerman “ZDF:, Khalid Salman deklaroi (para se të ndërpritet): “Gjëja më e rëndësishme është që të gjithë të pranojnë rregullat tona. Homoseksualiteti është haram (“i ndaluar”). Është i ndaluar sepse është një problem mendor. “

Dhe pasi bëri këto deklarata, Salam vendosi që të braktiste intervistën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco