VIDEO/ I denjë për çmimin 'Pushkash', Portieri i Benfica-s shënon eurogol nga 70 metra

VIDEO/ I denjë për çmimin 'Pushkash', Portieri i Benfica-s shënon eurogol nga 70 metra

12:52, 08/11/2022

Trofense dhe Benfica B u ndeshën mbrëmë në kuadër të javës së 12-të të ligës së dytë portugeze dhe në këtë takim u pa një nga golat më të bukur të këtij viti.

Trofense kaloi në epërsi 1-0 me golin e Ange Mutsinzi në minutën e 32-të dhe me atë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë.

Skuadra e dytë e Benfikës sulmoi dhe tentoi të barazojë, ndërsa u luhej minuta e 65-të kur lojtarët e skuadrës nga Lisbona ishin krejtësisht të çorganizuar dhe ia kthyen topin portierit Samuel Soares.

Portieri i kombëtares U21 të Portugalisë pa se kolegu i tij në krahun e kundërt, Miguel Santos, ishte larg portës dhe vendosi të gjuajë nga disa metra jashtë zonës së tij të penalltisë.

Njëzetvjeçari Soares e bëri këtë në mënyrë të mrekullueshme, duke shënuar një gol spektakolar. Topi u përplas në shpinën e Santos fatkeq dhe përfundoi në rrjetë.

Në fund të ndeshjes, Benfica arriti fitoren kur Luis Semedo shënoi në minutën e 82-të për 2-1, por e gjithë lavdia e ndeshjes i takoi portierit të skuadrës së dytë të Lisbonës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco