Iraniani u bë hit me festimin e tij jashtëzakonisht të guximshëm të golit, regjimi njoftoi menjëherë dënimin

Iraniani u bë hit me festimin e tij jashtëzakonisht të guximshëm të golit, regjimi njoftoi menjëherë dënimin

10:55, 08/11/2022

Një lojtar iranian i futbollit në plazh Said Piramoun ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës me festimin e tij pas golit të shënuar.

Skuadra iraniane fitoi Kupën Interkontinentale të Emirateve në futboll në plazh në Dubai të dielën me një fitore 2-1 kundër Brazilit falë golit të Said Piramoun.

Pasi shënoi, Piramoun përdori gishtat e tij për të bërë një gjest si gërshërë sipër kokës për të prerë flokët e tij, prerja e flokëve u bë simbol i mbështetjes për protestat e ndezura nga vdekja e Mahsa Amini, e cila u arrestua nga policia e moralit për shkelje të dyshuar të kodit të veshjes së Republikës Islamike të Iranit.

Vdekja e Aminës ngjalli pakënaqësi të madhe në mesin e iranianëve. Fillimisht është shprehur në rrjetet sociale, e në mesin e atyre që e kanë bërë këtë kanë qenë edhe fytyra të shumta publike të këtij vendi.

Skuadra iraniane e futbollit në plazh tërhoqi më parë vëmendjen e regjimit, pasi nuk këndoi himnin kombëtar iranian dhe pasi morën kupën, skuadra qëndroi me duar të mbledhura, pa festuar, gjë që detyroi televizionin shtetëror të ndalonte transmetimin.

Gjesti i Piramoun ka ngjallur menjëherë një sërë reagimesh në rrjetet sociale, ku ai është vlerësuar për guximin e tij. Megjithatë, Federata iraniane e Futbollit njoftoi se do të marrë masa disiplinore ndaj atyre që përzien politikën me sportin.

“Në bazë të rregulloreve të Republikës Islamike të Iranit dhe Federatës Ndërkombëtare të Futbollit për shmangien e sjelljeve politike në terrenet sportive, personat që nuk respektojnë etikën profesionale dhe sportin duhet të trajtohen në përputhje me rregulloret”, thuhet në njoftim.

Sporti është kthyer në një zonë jashtëzakonisht të ndjeshme në protesta, veçanërisht në prag të pjesëmarrjes së Iranit në Botërorin që do të mbahet në Katar.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco