Mbahet Asambleja, KOKSH zgjedh KAS-in dhe plotëson vendet vakant të KE-së

Mbahet Asambleja, KOKSH zgjedh KAS-in dhe plotëson vendet vakant të KE-së

14:35, 29/10/2022

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka zhvilluar Asamblenë e 27-të të Përgjithshme Zgjedhore, në të cilën janë marrë vendime të rëndësishme.

Skënder Kaçupi, Eralda Cani dhe Marjana Semini janë zgjedhur me votim nga asambleja si anëtarët themelues të Këshillit Arbitrazh Sportiv (KAS).

E tashmë më në fund edhe në Shqipëri ka marrë jetë Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

Gjithashtu u votua edhe për 4 vendet që prej muajsh kishin mbetur vakant në Komitetin Ekzekutiv, ku me shumicë votash u zgjodhën anëtarët e rinj, të cilët janë Julinda Dhame, Dritan Shakohoxha, Alfred Tahiraj dhe Tonin Binoshaj.

Në këtë asamble u miratua gjithashtu edhe logo e re e KOKSH, ndërsa u vlerësuan edhe dy figura të sportit shqiptar, ish-basketbollisti Gazmend Çaçi dhe ish-atleti Gjergj Ruli, të cilët morën çmimin “Urdhëri Olimpik”.

Ndërkohë, ashtu sikurse edhe pritej, mungonin përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët vijojnë mos ta njohin Komitetin Olimpik dhe nuk kishin bërë akreditim për pjesëmarrjen në asamble.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco