Mashtrimi i madh/ Rreth 5 mijë persona vënë bast për një lojtar që nuk ekziston

Mashtrimi i madh/ Rreth 5 mijë persona vënë bast për një lojtar që nuk ekziston

20:42, 28/10/2022

Rreth 5 mijë persona kanë vënë bast se Xhordan Ris do të jetë pjesë e grupit të lojtarëve që Gareth Sauthgejt do të grumbullojë për pjesëmarrjen në “Katar 2022”.

Por ka një problem të vogël e shumë domethënës: ky lojtar nuk ekziston.

Një fushatë për ndërgjegjësimin ndaj vendosjes së basteve në mënyrë të sigurt, ka treguar praktikisht se njerëzit janë të gatshëm të vendosin baste për sa kohë që ka marketing të mirë për një lojtar, edhe nëse ai nuk ekziston.

Si pjesë e javës për “Vendosjen e basteve në mënyrë të sigurt”, kompania “AceOdds” nisi një fushatë për të edukuar tifozët të cilëve u pëlqen të vendosin baste.

Ndaj ata krijuan një yll të sulmit, për të parë se kush do të binte pre e reklamës dhe do të vendoste bast për të, sigurisht duke i treguar të vërtetën para se të bëhej kalimi i parave.

Xhordan Ris kuotohej me koeficientin 10 se do të ishte pjesë e ekipit që Sauthgejt do të merrte me vete në Katar dhe rreth 5 mijë persona kanë klikuar emrin e tij, të sigurt se ai do të udhëtojë për të luajtur në Kupën e Botës.

Kompania bëri edhe reklamë në disa faqe në Twitter për “sulmuesin më të mirë për të cilin nuk keni dëgjuar të flitet asnjëherë më parë”.

Dhe fotot që përdorën ishin të një modeli në Çesterfilld, me rrengun i cili bëri xhiron e rrjeteve sociale pasi u zbulua mashtrimi nga vetë kompania në mediat angleze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco