Arsenali grumbullon 17-vjeçarin shqiptar për sfidën e Europa League me PSV

Arsenali grumbullon 17-vjeçarin shqiptar për sfidën e Europa League me PSV

12:34, 20/10/2022

Rotacion masiv ndaj PSV-së, Arteta grumbullon edhe adoleshentin shqiptar

Arsenali pret PSV-në në “Emirates Stadium” sonte në mbrëmje, në duelin e vlefshëm për Europa League.

Ekipit të Mikel Artetës i mjafton një pikë për të siguruar kualifikimin në raundin e 1/16-ve, por në fushë do të tentohet fitorja.

Gjithsesi, objektivi kryesor mbetet Premier League. Arsenali kryeson kampionatin anglez me 9 fitore dhe vetëm një humbje, ndërkohë që Arteta do të bëjë rotacion për të ruajtur një pjesë të mirë të titullarëve për transfertën e së dielës ndaj Southamptonit.

Trajneri spanjoll ka grumbulluar edhe tre lojtarë të rinj për duelin ndaj ekipit holandez.

Mes tyre edhe një shqiptar: Maldini Kacurri, i cili është stërvitur me ekipin e parë.

Qendërmbrojtësi shqiptar festoi 17-vjetorin e lindjes pak ditë më parë, teksa aktivizohet me ekipin U18 të Arsenalit (ka debutuar edhe me Arsenalin U21).

Arteta ka zgjedhur ta grumbullojë Kacurrin (2 ndeshje me Shqipërinë U17) bashkë me Khayon Edwards, Catalin Cirjan.

Në klubin londinez e kanë traditë besimin tek të rinjtë dhe të gjithë shpresojmë që sonte të vijë debutimi i lojtarit shqiptar me ekipin që kryeson kampionatin anglez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco