Lojtari australian i regbisë gjendet i vdekur në një klub nate

Lojtari australian i regbisë gjendet i vdekur në një klub nate

12:18, 20/10/2022

Një lojtar i ligës australiane të regbit është gjetur i vdekur në Spanjë disa orë pasi miqtë e tij e kishin shpallur të zhdukur.

Trupi i Liam Hampson u gjet në dyshemenë e një klubi nate pas 30 orësh kërkim, ku sipas mediave lokale mendohet të ketë pasur një aksident fatkeq.

Ai kishte udhëtuar në Evropë me një grup të rinjsh, mes të cilëve dhe lojtarë të Ligës Kombëtare të Regbit, të cilët e raportuan të zhdukur tek autoritetet katalanase.

Hampson luante në ligën e Queensland për Redcliffe Dolphins, një ekip që pritet të ngjitet në kampionatin e profesionistëve NRL, sezonin e ardhshëm.

Ai ishte ndarë nga miqtë e tij kur u larguan nga klubi i natës Sala Apollo në Barcelonë në orët e para të së martës me orën lokal

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco