Konfirmohet miqësorja e dytë e nëntorit, Shqipëria pret Armeninë në ‘Air Albania’

Konfirmohet miqësorja e dytë e nëntorit, Shqipëria pret Armeninë në ‘Air Albania’

12:00, 20/10/2022

Pas asaj me Italinë më 16 nëntor, Shqipëria do të luajë një tjetër miqësore muajin e ardhshëm, po në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Armeninë miqësoren e dytë, që do të zhvillohet në kryeqytet më datë 19 nëntor.

Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar arritjen e një marrëveshjeje me Federatën Armene të Futbollit për të luajtur këtë sfidë, që do jetë e gjashta mes dy vendeve në histori. Shqipëria ka një bilanc pozitiv në përballjet me Armeninë me tre fitore, një barazim dhe një humbje.

Ndeshja e parë mes dy vendeve ajo e eliminatoreve të Botërorit 1998 e luajtur në Tiranë më 9 nëntor 1996 dhe ka përfunduar në barazim 1-1.

Në ndeshjen e kthimit më 6 nëntor 1997, Armenia fitoi me rezultatin 3-0.

Tre sfidat e tjera janë luajtur në vitet 2013 dhe 2015, që të tria të fituara nga Shqipëria, ndërkohë që përballja e fundit në Yerevan mbetet në histori, pasi suksesi 3-0 i siguroi Shqipërisë kualifikimin e bujshëm në finalet e Euro “Francë 2016”.

Dy vite më parë, Shqipëria kishte programuar të luante një miqësore me Armeninë më 7 tetor 2020 në Yerevan, por që më pas u anulua për shkak të situatës dhe trazirave që po ndodhin asokohe në Armeni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco