Sfida e parë si titullar, Graham Potter komenton performancën e Brojës

Sfida e parë si titullar, Graham Potter komenton performancën e Brojës

11:46, 20/10/2022

Armando Broja e nisi si titullar takimin Brentford-Chelsea (0-0), sfida e parë nga minuta e parë për të me “Blutë e Londrës”. Sulmuesi shqiptar luajti një orë lojë, teksa trajneri Graham Potter komentoi performancën e 21-vjeçarit pas barazimit në transfertë.

“Pamë në pjesën e parë 2-3 veprime të asaj që ai është në gjendje të bëjë. U paraqit mirë. Brentford bën presing shumë dhe menduam se mund ta përdornim Brojën. Ishte dueli i parë, mjaftonin 60 minuta”, deklaroi trajneri i Chelsea.

Skuadra londineze regjistroi ndeshjen e pestë radhazi pa pësuar gola mes kampionatit dhe Champions League. Chelsea renditet në vendin e katërt në Premier League me 20 pikë, dhjetë më pak se Arsenali kryesues.

Broja shënoi golin e parë me fanellën e Chelsea në fitoren 3-0 ndaj Wolves më 8 tetor. Konkurrenca në ofensivën e Chelsea është e madhe, por Potter e vlerëson shumë talentin e kombëtares shqiptare, i cili shpreson të marrë minuta të tjera në takimet e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco