Një formacion i plotë me yje, kush janë emrat big që rrezikojnë 'Katar 2022'

Një formacion i plotë me yje, kush janë emrat big që rrezikojnë 'Katar 2022'

09:44, 20/10/2022

 

Kur na ndajnë dhe një muaj nga Kupa e Botës që luhet në Katar, shumë trajnerë janë në ankth për gjendjen e lojtarëve të tyre. Shumë emra big mund të mungojnë në këtë Kupë Bote për shkak të dëmtimeve, ndërsa disa të tjerë janë në luftë me kohën për t’u rikuperuar. 

Mediat e huaja kanë krijuar edhe një formacion me 11 lojtarët më të rëndësishëm që rrezikojnë të mos marrin pjesë në Katar 2022. Kështu, në portë është Musso, ndërsa Lucas Hernandez, Araujo, Kimpembe e Oyarzabal plotësojnë emrat e rëndësishëm të mbrojtjes.

Holanda nuk do të ketë të gatshëm në mesfushë Gini Wijnaldum, që pritet të kthehet pas muajit janar. Edhe N’Golo Kante rrezikon të humbasë botërorin së bashku me Dani Olmo.

Tek Argjentina rrezikojnë Angel Di Maria dhe Paulo Dybala, ndërsa te Portugalia, Diogo Jota. E nëse këta konsiderohen si 11-titullarët më të rëndësishëm që mungojnë, “në stol ulet” Richarlison i Brazilit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco