Trajneri i Argjentinës beson te rikuperimi i Dybalës, e përfshin në listën e Botërorit

Trajneri i Argjentinës beson te rikuperimi i Dybalës, e përfshin në listën e Botërorit

09:05, 20/10/2022

Paulo Dybala përfshihet në listën paraprake të futbollistëve që do të përfaqësojnë Argjentinën në Botërorin e Katarit. Sipas mediave argjentinase, trajneri Scaloni ka vendosur ta përfshijë futbollistin e Romës në listën paraprake, duke i dhënë një shans që të rikuperohet dhe të fitojë vendin në listën finale.

Sulmuesi e nisi shumë mirë sezonin te Roma, ku gjeti qetësinë dhe kënaqësinë e të luajturit, megjithatë një dëmtim në ndeshjen ndaj Lecces komplikoi situatën dhe tani do t’i duhen të paktën edhe 3 javë për t’u rikthyer në fushë.

Gjasat që Dybala të luajë sërish me Romën para Botërorit, janë thuajse minimale, megjithatë ylli argjentinas do të ketë mundësinë të bindë trajnerin Scaloni në grumbullimin paraprak, para nisjes së Botërorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco