Biografi i Leo Messit vë bast për të ardhmen e argjentinasit

Biografi i Leo Messit vë bast për të ardhmen e argjentinasit

13:48, 15/10/2022

Me kontratë deri në qershorin e ardhshëm, Leo Messi po shkëlqen në fillim të këtij sezoni (8 gola, 8 asistime në 13 ndeshje në të gjitha kompeticionet) pas një fillimi të komplikuar te PSG vitin e shkuar.

Sulmuesi argjentinas do të marrë një vendim për të ardhmen e tij pas Botërorit, dhe kjo nuk është më sekret për askënd. Biografi i tij, Guillem Balague, mendon dhe beson se Lionel Messi do të vazhdojë aventurën në Paris.

"I lumtur sa nuk ka qenë kurrë!" Gjërat po shkojnë mirë në fushë, skuadra është përshtatur me të, ose më mirë ai ka dorën në lojë (...) Sot mendoj se është më afër qëndrimit, sepse ndihet mirë, është i lumtur. Por asnjë vendim nuk do të merret pa përfunduar Kupa e Botës. Do të vendoset midis janarit dhe qershorit të ardhshëm. Ai ka një kontratë dyvjeçare plus një opsion. Por ky opsion duhet të vërtetohet nga të dyja palët. Dhe nëse ai dëshiron të qëndrojë pas vitit 2023, do të duhet të negociohet një kontratë e re. Por nëse më pyet ndjenjat e mia – dhe kjo është thjesht një ndjenjë – për momentin, Messi është më afër qëndrimit në Paris sesa të kthehet në Barcelonë ose të shkojë te Miami .

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco